Liverpooli fiton ndaj Man Unitedit, rrit shanset për Champions

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli ka mposhtur 4:2 Manchester Unitedin për të shtuar gjasat që edicionin e ardhshëm të garojë në Ligën e Kampionëve.

“Të Kuqtë” triumfuan falë dy golave të Roberto Firminos dhe nga një të Diogo Jotas e Mohamed Salahut, kundrejt Bruno Fernandesit e Marcus Rashfordit që shënuan për vendasit.

Me fitoren në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të, Liverpooli shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e pestë. Katër pikë më shumë ka Chelsea që zë vendin e katërt apo të fundit që çon në garën më të fortë evropiane. Megjithatë “Blutë” kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Unitedi mbetet i dyti me 70 pikë, dhjetë më pak se kampioni i ri Manchester City.

Share This Article