Finalja e Botërorit të Klubeve e zhvilluar në Katar në Stadiumin Ndërkombëtar Khalifa në Doha ka përfunduar me fitoren e skuadrës angleze Liverpool ndaj Flamengos së Brazilit.
Ndonëse në minutat e rregullt të ndeshjes nuk pati gola, megjithëse loja ishte shumë e hapur dhe e baraspeshuar me shumë raste shënimi nga të dy skuadrat, goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 99-të të pjesës së parë të vazhdimeve.
Aksioni i nisur nga kapiteni Jordan Henderson u shndërrua në gol nga Roberto Firmino pas një asisti të mrekullueshëm nga Sadio Mane.
Vlen të theksohet se edhe Shaqiri u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes duke zëvendësuar Salahun.
Ky është trofeu i tretë për Liverpoolin këtë vit, pas atij të Ligës së Kampionëve kur e mposhti Tottenhamin në finale dhe trofeut të Superkupës së UEFA-s kur e mposhti Chelsean në penalti.