Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Alexander-Arnold, por në garë janë edhe tri klube

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli po pret të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër këtë verë, duke filluar nga pozita e mbrojtësit të djathtë.  

Trent Alexander-Arnold duket se do të kalojë te Real Madridi pasi kontratën e tij me klubin nga Anfield skadon në qershor. 

Kalimi i Alexander-Arnold në Madrid, do ta bëjë Liverpooolin që të futet në treg për një mbrojtës të djathtë, ku Arne Slot pelqen yllin e Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong, por nuk është i vetmi opsion.  

Sipas gazetës rumune ProSport, mbrojtësi i Rayo Vallecanos, Andrei Ratiu është një objektiv. 

Edhe Barcelona është lidhur shumë me një lëvizje për Ratiun – pasi nuk dihet hapi i ardhshëm i Jules Kounde – me rumunin që ka impresionuar në Spanjë. 

Rayo Vallecano ka konfirmuar vetëdijen e tyre se klubet e mëdha po tregojnë interes për Ratiun, por ata nuk do të bien dakord për një shitje të lehtë në muajt në vijim, duke kërkuar së paku 25 milionë euro. 

Megjithatë, kjo mund të jetë vetëm një pikënisje, pasi interesimi nga Barcelona dhe Liverpool mund të shkaktojë një luftë ofertash që do të lejonte Rayo të rriste çmimin e tyre. 

Për më tepër, dyshja e Ligës Premier, Manchester City dhe Tottenham, gjithashtu janë lidhur me oferta për rumunin.

Share This Article