Liverpooli kryen detyrën ndaj Rangers

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli i është gëzuar fitores së dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke triumfuar ndaj Rangers (2-0) në Anfield.

Redsat e gjetën golin pas vetëm shtatë minutash lojë, ndërsa realizues ishte Trent Alexander-Arnold (7’) me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë.

Me epërsi minimale të vendasve, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa edhe në minutat e para të fraksionit të dytë, ishin sërish nikoqirët ata që realizuan.

Një ndërhyrje në zonë u ndëshkua me penallti dhe Mohamed Salah ishte i saktë nga pika e bardhë (53’).

Liverpooli ka dy fitore dhe një humbje në Grupin A, ndërsa qëndron me gjashtë pikë në vend të dytë, tri më pak se Napoli që është lider i pakontestueshëm me nëntë pikë. Rangers i ka humbur të tria ndeshjet e zhvilluara dhe qëndron në fund të grupit.

https://twitter.com/TrSports12/status/1577375947707269126
Share This Article