Liverpooli kualifikohet në fazën nokaut të Championsit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli ka siguruar kalimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1:0 që e shënoi sonte në shtëpi ndaj Ajaxit.

Curtis Jones (58’) realizoi golin e fitores për Liverpoolin në ndeshjen që u zhvillua në “Anfield Road”.

Ndeshja i takoi Grupit D. Pas pesë xhirove Liverpooli zë vendin e parë në Grupin D me 12 pikë, katër më tepër se Atalanta që zë vendin e dytë dhe pesë më tepër se Ajaxi që është i treti. Midtjyllandi zë vendin e fundit me një pikë.

Atalanta barazoi sonte 1:1 në shtëpi me Midtjyllandin. Alexander Scholz (13’) realizoi golin e epërsisë për Midtjyllandin, ndërsa i barazoi shifrat Cristian Romero (79’) për Atalantan.

Berat Gjimshiti ka qenë titullar te Atalanta dhe luajti tërë ndeshjen, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Në Grupin B, situata ka mbetur e hapur. Shakhtar Donetzku e ka befasuar Real Madridin, duke e mposhtur në Ukrainë me rezultatin 2:0, ndërsa Borussia Moenchengladbachu pësoi 3:2 në shtëpi nga Interi.

Një xhiro pa përfunduar faza grupore, kryeson Gladbachu me tetë pikë, një më tepër se Shakhtari e Real Madridi, Interi është i fundit me pesë pikë.

Share This Article