Liverpooli me marrëveshje rekord për ta mbajtur Salahun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e Liverpoolit do të jetë e detyruar ta bëjë bërë Mohamed Salahun lojtarin më të paguar në histori të Premier Leagues në mënyrë që sulmuesi egjiptian ta firmos kontratën e re.

Me kontratën e re, Salah do ketë pagë javore prej 500 mijë funteve duke e tejkaluar edhe portugezin Cristiano Ronaldo. Salah 29-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe ekipi anglez po dëshiron ta mbajë atë në “Anfield Road” sa më gjatë që të jetë e mundur.

Mirëpo, për ta firmosur kontratën e re, Salah ka kërkuar pagë të lartë, të cilën Liverpooli do t’ia ofrojë.

Ai iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 nga Roma kurse këtë edicion ka shënuar 22 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat.

Share This Article