Liverpooli mposht Leicesterin, një fitore larg titullit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli e ka mposhtur Leicesterin në xhiron e 33-të të Premier Leagues.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse Liverpooli pati dy raste të mira, ku Salah në minutën e 3-të goditi shtyllën.

Shtatë minuta më vonë, Leicesteri ia “mori hakun” Liverpoolit, pasi Ndidi humbi një shans të artë ku topi e goditi shtyllën.

Ndërsa vetëm një minutëm ë vonë, Salah shpërdoroi një tjetër shans, gjuajtjen e të cilit e ndali Hermansen, njofton Klankosova.tv.

Edhe në pjesën e dytë Liverpooli vazhdoi me dominim, por që goli edhe tek në minutën e 76, ku shënoi Trent Alexander Arnold.

Me këtë fitore, Liverpooli arrin në kuotën e 79 pikëve, 13 më shumë se Arsenali që është në vendin e dytë, ndërsa Leicesteri zyrtarisht ka rëndë nga liga pasi gjendet në vendin e 19-të me 18 pikë.

Liverpoolit i nevojitet vetëm edhe një fitore nga pesë xhirot e mbetura për t’u shpallur kampion i Premier League.

Share This Article