Liverpooli pësoi disfatën në Anfield

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpooli, e ka pësuar disfatën e dytë rresht në Premier League në stadiumin “Anfield”.

Kjo gjë i ndodh për herën e parë që prej vitit 2012. Javë më parë u mposht nga Burnley, ndërsa të mërkurën mbrëma u mposht me rezultatin identik 1:0 nga skuadra e Brightonit në kuadër të xhiros së 22.

Golin e vetëm në këtë duel e shënoi Steven Alzate në minutën e 56-t. Te Liverpooli si titullar luajti Xherdan Shaqiri ndërsa u zëvendësua në minutën e 64-t.

Tre minuta para fundit, te Brightoni mysafir u inkuadrua në lojë sulmuesi Andi Zeqiri. Liverpooli me këtë disfatë mbetet me 40 pikë në vendin e katërt, kurse Brightoni në 22 ndeshje ka marrë 24 pikë dhe është në vendin e 15-t.

Share This Article