Liverpooli transferon mbrojtësin Ben Davies

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liveprooli ka kompletuar transferimin e Ben Davies nga Pretson North End dhe ka firmosur kontratë për shumë vjet me mbrojtësin e qendrës.

25-vjeçari ka firmosur të hënën mbrëma, ndërsa pritet t’i shërbej Juergen Kloppit për vijën e fundit të mbrojtjes.

“Qartë se jam i lumtur që jam këtu. Është mundësi e jashtëzakonshme. Erdhi pak si befasi, por është gjë e jashtëzakonshme. Do të jap më të mirën dhe do të mësoj nga lojtarët”, ka thënë Davies.

Davies është rritur në Akademinë e Prestonit dhe ka përfaqësuar këtë skuadër në 145 ndeshje. Ka shënuar dy gola, ndërsa kishte debutuar në janar të vitit 2013. Mbrojtësi anglez do të mbaj fanellën me numër 28.

Share This Article