Liverpooli vendosi rekord në Ligën e Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli është kualifikuar në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Në fakt, skuadra angleze e kishte siguruar kualifikimin më herët, kurse të martën mbrëma shënoi fitore edhe në duelin e fundit kundër Milanit në “San Siro” me rezultatin 2:1.

Klubi anglez preku një rekord pas triumfit ndaj ekipit italian, duke arritur fitoren e gjashtë në po aq ndeshje të fazës së grupeve. Liverpooli është bërë skuadra e parë angleze që arrin gjashtë fitore në fazën e grupeve. 18 gola të realizuar dhe 10 të pranuar, ishte bilanci i skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp.

Për Kloppin si trajner, ishte hera e parë që është përballur me Milanin në “San Siro”. Po ashtu, Liverpooli është klubi nga Anglia që ka më së shumti tituj të Ligës së Kampionëve, gjithsej gjashtë.

Share This Article