Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer i ka bërë thirrje Liz Truss që të mos kërkojë kompensimin prej 115,000 paundesh në vit që do t’i takonte pasi të jepte dorëheqjen si kryeministre. Sipas laburistëve ajo “nuk kishte fituar të drejtën” për kompensimin.
“Ajo nuk duhet ta marrë atë të drejtë. Pas 44 ditësh ajo nuk e ka fituar atë të drejtë, ajo duhet ta refuzojë atë”, tha lideri laburist.
Po kështu edhe lideri i Liberal Demokratëve Ed Davey ka thënë se ajo nuk duhet të kërkojë para.
Deklaratat e tyre pasojnë thirrje të ngjashme nga sindikatat dhe aktivistët që kryeministri ta refuzojë atë.
Liz Truss njoftoi dorëheqjen e saj si kryeministre pas vetëm 45 ditësh në këtë detyrë.
Kjo do të thotë se ajo tani do të mund të kërkojë Kompensimin për Kostot e Detyrës Publike (PDCA), i vendosur aktualisht në 115,000 paund, për të cilin kanë të drejtë të gjithë ish-kryeministrat.
Ish-kryeministrat mund të përdorin PDCA për çdo kosto që lind si rezultat i detyrave publike.
PDCA u shpall nga ish-kryeministri John Major në mars 1991 pas dorëheqjes së Margaret Thatcher, për të ndihmuar ish-kryeministrat ende aktivë në jetën publike, me pagesa të bëra vetëm për të përballuar koston aktuale të vazhdimit të përmbushjes së detyrave publike.