Llapi e fiton Superkupën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e Llapit e ka fituar Superkupën e Kosovës, pasi e mposhti Prishtinën me rezultatin 3:1 pas vazhdimeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Koha e rregullt e takimit, përfundoi me shifrat 1:1. Otto John shënoi për Prishtinën, ndërsa golat për Llapin i realizuan Festim Alidema e Valmir Veliu. Alidema dy gola i shënoi nga penalltia.

Në këtë ndeshje, zyrtarisht debutoi sistemi VAR ndërsa arbitri kryesor Dardan Çaka përjashtoi tre lojtarë, Endrit Krasniqin e Betim Halimin te Prishtina dhe Arbnor Ramadanin te Llapi.

Për Llapin, ky është trofeu i parë i Superkupës në histori të klubit. Ky sukses për ekipin llapjan vjen pas triumfit në Kupën e Kosovës në muajin maj.

Share This Article