ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 10 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 10 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 10 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 10 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Lleshaj: Nuk është kohë relaksi e shëtitjesh, nesër dilni vetëm për nevojat më jetike

albnews by albnews
22 March, 2020
in Albania
0
Lleshaj: Nuk është kohë relaksi e shëtitjesh, nesër dilni vetëm për nevojat më jetike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu inspektime mbi zbatimin e masave për karantinën në të gjithë vendin, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu:

“Falënderoj qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të qëndruar në shtëpi. Kemi ardhur sot për të inspektuar masat e marra të zbatimit të vendimeve të qeverisë për karantinën masive që po aplikohet në gjithë vendin. Konstatojmë me trishtim dhe kënaqësi që jemi të detyruar të kemi rrugë të zbrazura, të kemi një situatë që as nuk e kemi imagjinuar që do ta kishim në jetën tonë, por as që do të donim të ishte, por për fat të keq kështu duhet të jetë. Me këtë rast gjej mundësinë të falenderoj të gjithë forcat e Policisë, të Ushtrisë, të Policisë Bashkiake dhe të agjensive të tjera, të cilat janë angazhuar për të realizuar këtë karantinë masive”, u shpreh Lleshaj.

RelatedPosts

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Asambleja e PS-së, Rama i hap rrugë zgjedhjeve në bashki: Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës

Humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike, policia e Durrësit sqaron ngjarjen 

Më tej shtoi:

“Por në radhë të parë dua të falënderoj qytetarët e Shqipërisë, qytetarët e Tiranës, të cilët me pjekuri dhe përgjegjshmëri të lartë, i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për të qëndruar në shtëpi, në mënyrë që të kontribuojë secili, për ta parandaluar, për ta ngadalësuar shpejtësinë e përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës. Dua të them që masat e marra deri tani janë zbatuar mirë, por dua të theksoj me forcë faktin që prapa këtij aksioni të madh qëndrojnë me qindra e mijëra punonjës të Policisë, të Ushtrisë, të Agjencive të tjera, Policia Bashkiake, pa përmendur ata që janë në frontin e parë, punonjësit e shëndetësisë. Gjithë ky angazhim i madh ka mundësuar që masat të funksionojnë, megjithatë është shumë herët për të dhënë një sinjal optimizmi, ose një sinjal çlirimi nga masat, përkundrazi ne duhet të vazhdojmë më tej me një regjim të ashpër masash për arsye sepse edhe një person i vetëm mund të kontribuojë në frenimin apo në pengimin e përhapjes së virusit. Jemi ende në fillim dhe duke qenë se jemi ende në fillim, gjithkush mund të kontribuojë për të realizuar një impakt të madh në parandalim. Dua të theksoj edhe një gjë tjetër, se pas këtij angazhimi qëndron një përpjekje e madhe, do të thosha heroike, e shumë punonjësve, siç përmenda, të shërbimeve të ndryshme. Dua të them se Policia e Shtetit është e angazhuar me një regjim jashtëzakonisht të lartë gadishmërie. Pothuajse gjysma e Policisë është në punë dhe gjysma pushon për të marrë punën pas gjysmës së parë. Pra, regjimi normal i punonjësve të Policisë së Shtetit sot është 12 orë shërbim dhe pjesa tjetër është rikuperim energjish për të filluar prapë. Është një angazhim dhe një përpjekje e madhe. Të mos harrojmë që gjithë këta djem e vajza, punonjës të policisë, të ushtrisë apo të njësive të tjera, kanë edhe këta detyrime familjare, kanë familjarë, kanë fëmijë për t’u përkujdesur dhe për këtë arsye ndihem i angazhuar për të marrë të gjithë masat në mbështetje të tyre. Jam i bindur dhe i qartë që qeveria do të vazhdojë të mbështesë me prioritet punën e të gjithë këtyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, të cilët mundësojnë që në këto ditë shumë të trishta për vendin të kryejnë një shërbim që askush tjetër nuk mund ta bëjë. Është e rëndësishme të theksoj që nesër për qytetarët do të vazhdojë regjimi nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00. Dua t’u bëj thirrje dhe lutje të gjithëve që të kujdesen që këtë orar ta konsiderojnë si një orar, i cili është vetëm për të dalë dhe për të plotësuar nevoja jetike, kryesisht nevoja për ushqim dhe barna mjekësore. Jo për gjë tjetër, nuk është kohë shëtitje nuk është kohë relaksi. Nuk është kohë takimesh me miq e me shokë. Por është kohë vetëm për të vajtur shpejt në dyqanin më të afërt, për të kryer nevojat më jetike për nesër, jo për të gjithë javën dhe për t’u kthyer në shtëpi me qëllim që të parandalojmë me çdo kusht grumbullimet. Është jetike e përsëris dhe nuk është e tepërt ta përsëris, është jetike që në këtë fazë të hershme të përhapjes së virusit ne të shmangim kontaktet. Çdo kontakt i shmangur mund të jetë një jetë e shpëtuar, mund të jetë një degë e re e përhapjes e prerë.”

Për ta përmbyllur me:

“Prandaj, edhe një herë, dilni nesër vetëm për të kryer nevoja jetike për plotësim me ushqime dhe medikamente. Asgjë tjetër, as takime, as shëtitje, as kalim të kohës nëpër parqe, apo në vende të tjera publike. Vetëm një rrugë ka, nga shtëpia në dyqanin më të afërt dhe kthim po brenda në shtëpi. Organet e policisë, organet e tjera, do të jenë të detyruara të ndërhyjnë në rast se qytetarët do të shpërfillin këto rregulla jetike për sigurinë e tyre dhe të afërmve të tyre.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result