ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 12 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 12 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 12 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 12 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Lleshaj: Poligrafi do të përdoret edhe për të gjithë rekrutimet e reja në Polici

albnews by albnews
4 February, 2020
in Albania
0
Lleshaj: Poligrafi do të përdoret edhe për të gjithë rekrutimet e reja në Polici
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Poligrafi nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un, për BKH, por do të përdoret në vijimësi për gjithë rekrutimet e reja në Policinë e Shtetit, SHÇBA, Gardën e Republikës si dhe për diagnostifikimin periodik të gjithë personave që shërbejnë në institucionet e sigurisë publike. Do të doja ta filloja nga vetja ime në qoftë se më do të më diagnostifikoni”, deklaroi sot Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili foli sot në ceremoninë e certifikimit të ekspertëve të Poligrafit, në SHÇBA ku shprehu kënaqësinë e veçantë për finalizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm.

“Vërtet është një ditë e rëndësishme për secilin prej jush, për arsyen se secili prej jush ka nderin të jetë profesionisti i pari në këtë fushë në Shqipëri, të hyjë në histori si i pari profesionist”, tha Lleshaj.

RelatedPosts

Rrëfimi i trishtë/ Kur Servet Pëllumbi vizitoi në spital Kadri Roshin dhe aktori i kërkoi ndihmë: Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin/ FOTO

“Këtë ditë e kemi mundësinë të prezantojmë një profesion të ri në Shqipëri të pa njohur më parë, që është poligrafi. Fatkeqësisht të njohur në botë, por të panjohur në Shqipëri deri më sot. Dhe për këtë arsye besoj që vërtet është një ditë historike për ju, por edhe për vendin tonë sepse ne futim një instrument të ri objektiv, i cili ndihmon jo vetëm në finalizimin e hapave të reformës në drejtësi, por na jep një instrument mbrojtjeje për institucionet tona në vijueshmëri”, tha Lleshaj.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi po njeh çdo ditë ritme të reja. Organet e reja të sistemit po konsolidohen përditë, infrastruktura po përmirësohet, aktiviteti i tyre po ecën dhe shtohet, Vettingu në Drejtësi dhe në Polici po ecin me ritme të mëtejshme. I gjithë ky proces historik për vendin tonë, po shoqërohet nga e gjithë mbështetja e gjerë e institucioneve dhe e vendeve partnere si dhe e publikut. Tashmë është bërë e qartë edhe për më skeptikët se Reforma në Drejtësi është thjesht e pakthyeshme”, tha Lleshaj.

“Certifikimi i sotëm i specialistëve të rinj për Poligrafin është vetëm një hap në këtë proces të madh. Përmes Poligrafit ne shtojmë një kapacitet teknik të rëndësishëm në ndihmë të vendimmarrjes për pranimin e anëtarëve të rinj në BKH dhe të institucioneve të tjera të sigurisë. Përfshirja e teknologjisë së sofistikuar në morinë e verifikimeve dhe kontrolleve, që zbatohet për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të BKH-së, është shenjë e kujdesit të madh, që i kushtohet këtij procesi dhe përpjekje për të rritur në maksimume të panjohura më parë, nivelin e objektivitetit në të”, u shpreh ai.

“Setet e pajisjeve të poligrafit janë të dhënë nga SHBA, e cila mbetet mbështetësi kryesor i projektit historik të Shqipërisë për një reformë të vërtetë në drejtësi. Me këtë rast kam kënaqësinë që të shpreh falënderimet e Qeverisë Shqiptare dhe të miat, si Ministër i Brendshëm, për këtë mbështetje serioze dhe të pandërprerë, që shprehet sot, edhe në trajtën e këtij investimi si dhe të garantojë se strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe posaçërisht SHÇBA-ja, si agjencia e ngarkuar me kryerjen e testimeve të poligrafit, do të jetë në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë për plotësimin e kësaj detyre me profesionalizëm dhe paanshmëri të plotë”, tha Lleshaj.

Lleshaj falënderoi edhe Shoqatën e Poligrafistëve të SHBA, “për kontributin e dhënë në trajnimet e ekspertëve tanë në këtë fushë dhe më lejoni e nderuar zonja Kosiarek,  të them që mbase sot jemi të vonuar në shprehjen e një falënderimi për ju, por do t’ju lutem që të mos ikni pa u takuar edhe një herë me neve përmes Drejtor Rrumbullakut, në mënyrë që të shprehim zyrtarisht mirënjohjen që ju e meritoni për këtë dedikim të jashtëzakonshëm dhe profesional”.

Lleshaj theksoi se, “Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë dy objektivat madhorë të të gjithë reformës në drejtësi. Qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme, institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, Policia e Shtetit dhe të gjithë agjencitë e tjera ligjzbatuese janë tashmë të motivuara dhe të angazhuara në një përpjekje historike në këtë front”.

“Miratimi i paketës së re ligjore kundër krimit shënon një moment shumë të rëndësishëm. Me këto masa Qeveria shqiptare ka marrë përsipër një përgjegjësi madhore dhe një angazhim shumë serioz para popullit shqiptar dhe para partnerëve tanë euroatlantikë”, tha Lleshaj.

Duke folur për “Operacioni Forca e Ligjit”, Lleshaj tha se, “synon një goditje vendimtare kundër krimit të organizuar kryesisht në një pikë, që historikisht është konsideruar si një lloj tabuje e paprekshme. Shterimi i financave kriminale, konfiskimi i pasurive dhe i aseteve kriminale dhe shkatërrimi i modelit të biznesit kriminal janë objektivat madhore të kësaj përpjekjeje”.

“Të gjithë aktorët e përfshirë në këtë përpjekje të gjerë janë motivuar për të bërë më të mirën e mundshme dhe të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e madhe, që mbajnë para popullit shqiptar dhe para partnerëve dhe aleatëve tanë strategjikë, të cilët nuk mund dhe nuk do të zhgënjehen në asnjë çast të këtij procesi”, theksoi Lleshaj.

“Në fund të fundit rezultatet do të jenë dhe kriteri i gjykimit publik mbi këtë operacion. Dhe ne nuk do të presim fundin e tij për të gjykuar, por do të analizojmë çdo ditë së bashku çdo hap të tij, për të garantuar në këtë mënyrë që çdo gjë të bëhet në kohën e duhur, në mënyrën e duhur dhe nën mbikëqyrjen e drejtimin e institucioneve përgjegjëse të sistemit të drejtësisë”, tha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result