Lleshaj: Qëllimi i opozitës, zhbërja e reformës në drejtësi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qëllimi i vërtetë i opozitë nuk është bllokimi i zgjedhjeve, as marrja e pushtetit me dhunë apo pa dhunë, tha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një intervistë në Top Channel.

“Premtimi i opozitës për mospjesëmarrje është një ndër premtimet e tyre. Qëllimi i vërtetë i opozitë nuk është bllokimi i zgjedhjeve, as marrja e pushtetit me dhunë apo pa dhunë. Por ka diçka që nuk e thonë: ata duan të rrëzojnë institucionet e shtetit shqiptar, pas bërjes së Reformës në Drejtësi”, tha ministri Lleshaj.

“Pse u kujtuan këta në vitin 2019 për të bërë namin – pyeti ministri Lleshaj, – ndërkohë që zgjedhjet u bënë në vitin 2017”.

“Kujtesa e vonuar është ajo që duhet marrë në konsideratë. Përse pas ngritjes së KLGJ-së dhe KLP-së? Zgjedhjet janë një koperturë për arritjen e qëllimit të vërtetë të tyre”, tha ministri Lleshaj.

Retorika e opozitës është e mbushur me kontradikta pa fund, tha ministri, i cili vuri në dyshim forcën e saj për të bërë keq. Përse, pyeti sërish ministri, këtë forcë kaq “të madhe” nuk e përdorin për mirë? Sipas tij, Policia e Shtetit ka të gjitha mundësitë për të ofruar zhvillimin e zgjedhjeve, sipas ligjit, teksa të drejtën e qytetarëve për të votuar e garanton Kushtetuta./Top Channel/

Share This Article