Lleshaj: Shkodra po sfidohet nga krimi i organizuar

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Niveli i sigurisë në qarkun e Shkodrës, dhe në qytet është sfiduar nga krimi i organizuar që është pjekur dhe ka arritur të lëshojë rrënjë edhe në qytet”.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, sot gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të prefektit të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

“Jemi të informuar që niveli i sigurisë në qarkun e Shkodrës është sfiduar. Kemi patur goditje të forta dhe të rënda në drejtim të sigurisë publike që janë produkt i një krimi të organizuar dhe pjekur ndër vite dhe që ka arritur të lëshojë rrënjë në qytetin e Shkodrës, paradoksalisht këtu që njihet për qytetarinë”, tha Lleshaj.

Lleshaj kërkoi nga prefekti i ri por dhe drejtori i ri i policisë së këtij qarku angazhim maksimal dhe ofroi mbështetjen dhe përforcime të reja.

“Ky qytet që i ka dhënë Shqipërisë një pjesë të madhe të vlerave është goditur nga krimi, me gjithë goditjet e mëdha që i janë dhënë krimit. Mbetet një sfidë e madhe dhe besoj se drejtori i ri i Policisë së Shkodrës bashkë me stafin e ri aktual dhe me përforcimet e reja që do marrë pa hezimit nga ministria e Brendshme do arrijë të thellojë punën e bërë deri tani për të garantuar që siguria në Shkodër të  jetë në nivelin që meriton”, u shpreh Lleshaj.

Për këtë ministri i Brendshëm ftoi shkodranët të jenë në anën e policisë

Sander Lleshaj “Gjej rastin ti bëj thirrje qytetarëve të bëhen palë me policinë”.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj udhëtoi sërish drejt Shkodrës sot për të prezatuar prefektin e ri të qarkut. Ai është Valdrin Pjetri. 

“Gjej rastin ti bëj thirrje qytetarëve të bëhen palë me policinë e tyre përballë krimit dhe të gjithë atyre që cënojnë sigurinë dhe jetën normale të këtij qarku. Besoj se prefekti i ri duke koordinuar të gjithë degët vendore dhe pasur bashkëpunimin e drejtuesve do të jetë vlerë e shtuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve por dhe të shërbimeve për të arritur atë që të gjithë duan një Shkodër të qetë”, pohoi ai.

Share This Article