Partia Demokratike ka reaguar pas mbylljes se hetimeve nga Prokuroria e Tiranës për lobim në SHBA në zgjedhjet e 2017 ndaj kreut të saj, Lulzim Basha, ku ky i fundit është marrë i pandehur për falsifikim vulash dhe stampash. Me anë të një deklarate zyrtare PD shprehet se e gjitha ishte një sajesë.
“Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer,” shprehet PD.
Nga ana tjetër partia e drejtuar nga Lulzim Basha thotë se “sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike”./ATSH/