Loja vrasëse që iu mori jetën 3 motoristëve në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre motoçiklistë humbën jetën në Gjermani, në atë që policia dyshon se erdhi si pasojë e një loje të frikshme, ku ata sfidojnë njëri-tjetrin se kush shmanget i pari ndërsa udhëtojnë me shpejtësi ballë përballë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës në një event të organizuar nga klubi i motoristëve Knieschleifer në bazën ajrore të Bandeburgut në veriperëndim të Berlinit.

Ndërsa motoristët e tjerë digjnin gomat dhe bënin foto, dy motorë u vunë përballë njëri-tjetrit në pistën e bazës ajrore.

Pjesëmarrësit në event deklarojnë se nuk e panë ngjarjen, por thjesht dëgjuan zhurmat e gomave dhe një përplasje të fortë.

Kur ata mbërritur në pistë panë mbetje të dy motorëve që ishin shpërndarë në një rreze 150 metra dhe tre trupa të pajetë. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por nuk mundi të bënte asgjë.

Share This Article