• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
“Lojërat e fatit” bllokojnë tunelin e destinuar për bartjen e të burgosurve në Pallatin e Drejtësisë

“Lojërat e fatit” bllokojnë tunelin e destinuar për bartjen e të burgosurve në Pallatin e Drejtësisë

by albnews
18 June, 2023
in Kosova
0
2
VIEWS

Aparatet e lojërave të fatit të konfiskuara nga Policia e Kosovës, e kanë lënë jashtë funksioni tash e shumë muaj tunelin e destinuar për bartjen e të burgosurve në Pallatin e Drejtësisë. Sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë, MPB-ja si përgjegjëse për këtë çështje nuk u ka gjetur asnjë zgjidhje përkundër kërkesave që kanë bërë. Gjykata e avokatët thonë se hyrja e të pandehurve në hyrjen e njëjtë me gjyqtarët e prokurorët, është e rrezikshme e shkelje e të drejtave.

Ky i burgosur është njëri nga shumë rastet që ekspozohen në publik, para se të hyjë në sallën e gjykimit brenda në Pallat të Drejtësisë.

Tash e shumë muaj, tuneli i cili është i destinuar për hyrjen e të pandehurve është jashtë funksionit, për shkak se aty janë vendosur aparatet e lojërave të fatit të cilat janë konfiskuar.

Pikërisht në këtë hyrje nuk ka më qasje as Gjykata Themelore e Prishtinës, sepse kësaj dere i është ndërruar edhe cilindri dhe aty tashmë kanë qasje vetëm zyrtarët policorë, dhe zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilëve Themelorja e Prishtinës iu janë drejtuar disa herë për të gjetur një zgjidhje.

“Aparatet në fjalë janë bartur nga kompania e angazhuar nga Policia e Kosovës dhe janë vendos në pjesën e garazhit ku ekziston hyrja për të paraburgosurit, dera është mbyllur janë ndërruar cilindrat dhe çelësat i posedojnë policia dhe personi përgjegjës nga MPB për menaxhim të objekteve qeveritare. Tani më gjykata nuk ka asnjë qasje në asnjë pjesë. Administratori i GJTHP më datë 22 Gusht 2022 ka njoftuar Kryetaren e Gjykatës, Prokurorin e rastit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme – Divizioni për Menaxhimin e Ndërtesave për vendosjen e aparateve në hapësirat e garazheve në Pallatin e Drejtësisë dhe me këtë veprim praktikisht është bllokuar komplet mundësia e qasjes me të paraburgosurit në sallat e gjykimit përmes rrugës, e cila është e destinuar për këtë qëllim dhe si pasojë nga tani e tutje të gjithë të paraburgosurit pavarësisht shkallës së rrezikshmërisë duhet të përdorin hyrjen e njëjtë me palët tjera dhe stafin e gjykatës, për tu qasur në sallat e gjykimit me çka paraqet rrezik për sigurinë e përgjithshme në Pallatin e Drejtësisë, po ashtu Administratori ka kërkuar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Divizioni për Menaxhimin e Ndërtesave (DMN) Qeveritare që të zgjidhin këtë situatë pa vonesë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Tutje, në përgjigjen e këtij institucioni thuhet se disa herë e kanë ngritur këtë shqetësim, dhe se institucionet e tjera e kanë shfrytëzuar mundësinë që Pallati nuk menaxhohet nga ta, por nga MPB-ja.

“Edhe aktualisht gjendja është e njëjtë nga se aparatet janë ende aty dhe është e pamundur të përdoret ai korridor për qëllimin e destinuar. Ju njoftojmë se Pallati i Drejtësisë si objekt menaxhohet nga Ministria e Punëve të Brendshme – Divizioni për Menaxhimin e Ndërtesave (DMN) Qeveritare dhe tutje lidhur me këtë shqetësim të cilin edhe ne e kemi ngritur disa herë, t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

“Ndërsa, ne si gjykatë jemi shumë të shqetësuar nga ky veprim i aktereve tjerë të cilët duke shfrytëzuar faktin se objekti nuk menaxhohet nga gjykata, kanë marrë veprime me të cilat kanë bllokuar hyrjet e gjykatës në pjesën e objektit D, kanë vështirësuar qasjen dhe kanë shtuar rrezikun për sigurinë  e përgjithshme në gjykatë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shqetësuese këtë e shohin edhe avokatët të cilët thonë se kjo çështje duhet të trajtohet urgjentisht nga institucionet përgjegjëse, dhe se me ekspozimin e tyre në hyrjen kryesore iu shkelen të drejtat të pandehurve.

“Shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë sepse çdo kush konsiderohet i pafajshëm përderisa e njëjta të vërtetohet me vendim të gjykatës. Pra, po krijohen imazhe të këqija për të pandehurit sepse të njëjti më pas po linçohen, po krijohet perceptimi se të njëjtit janë fajtorë dhe rrjedhimisht mandej po vjen deri në një dënim të tyre”, ka deklaruar Ahmet Tahiri – Avokat.

E sipas avokatit Arianit Koci, ky nuk është problemi i vetëm në këtë objekt, ku operojnë shumica e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

“Jo vetëm hyrja nëntokësore por edhe shumë çështje të tjera në këto ndërtesa, edhe pse është ndërtesë e re nuk funksionojnë si duhet. Ju e keni parë dimrit nuk kemi pasur nxemje, verës nuk kemi ftohje, thjesht nuk janë kushtet e mira, por siguria është mbi të gjitha, dhe besoj që këtë hyrje duhet shumë shpejt me lëshu”, ka thënë Koci.

Në lidhje me shqetësimet e ngritura nga Gjykata në Prishtinë dhe për mos-reagimin e tyre në lidhje me këtë, nuk kanë kthyer përgjigje tash e disa javë nga Ministria e Punëve të Brendshme./RTV Dukagjini/

Previous Post

Gjendet në një qese trupi i një gruaje në Greqi, dyshohet se i përket 27-vjeçares polake që u denoncua e zhdukur nga partneri

Next Post

Vjenë, protestohet në mbështetje të Kosovës për situatën në veri

albnews

albnews

Related Posts

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Kosova

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim
Kosova

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025
Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Albania

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

16 May, 2025
Next Post
Vjenë, protestohet në mbështetje të Kosovës për situatën në veri

Vjenë, protestohet në mbështetje të Kosovës për situatën në veri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4708 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM