Lojërat e fatit, PD: Biznes i pisët i Ramës, SPAK të hetojë

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çlirim Gjata, eksperti për Çështjen Ligjore në Partinë Demokratike, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka shkelur premtimin e mbajtur për kazinotë.

Gjata ka thënë se është miratuar në fshehtësi VKM që i hap rrugë biznesit të lojërave të fatit, ndërsa i bën thirrje SPAK që të hetojë për kë veprim.

“Rama premtoi se do t’i mbyllte lojërat e fatit. Akoma pa u tharë boja e3 vendimit për mbylljen e tyre ai  njofton rihapjen e tyre. Të gjithë e kanë të qartë se ortakëria me krimin e organizuar.  Tani të gjithë e kanë të qartë se ortakëria e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista është shumë më e fortë se çdo premtim që ju ka bërë qytetarëve. Kjo prerje në besë e atyre mijëra familjeve para të cilave u zotua, ky vendim kriminal duhet të hetohet menjëherë nga SPAK-u si rasti tipik i kapjes së shtetit”, u shpreh Gjata.

Deklarata e plotë:

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur këtë javë në Shqipëri. Nën panikun e humbjes së thellë që e pret, Edi Rama shkelur me të dyja këmbët një premtim që ju bëri shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish.

Në fshehtësi ai ka miratuar një VKM që i hap rrugë përsëri biznesit kriminal të lojërave të fatit në zemër të kryeqytetit. Pasi gënjeu se do ti mbyllte ato përfundimisht, ai po kërkon të përdorë dhe pastrojë paratë e krimit nëpërmjet kazinove dhe lojërave të fatit.

Pse ky është një biznes i pisët i Edi Ramës? Ja ku i keni faktet që shqetësimi i Edi Ramës nuk janë familjet shqiptare, por paratë që i duhen në ortakëri me krimin:
Gjatë qeverisjes së tij, nga 920 pika të lojërave të fatit ato u katërfishuan në 4200. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në dy vjet, 2014 -2016, buxhetit të shtetit ju vodhën 375 milionë euro nga evazioni i lojërave të fatit.

Kjo shpjegon se pse edhe më parë Edi Rama premtoi se do ti mbyllte lojërat e fatit në 2016 dhe pikërisht në prag të zgjedhjeve të 2017 i shtyu ato edhe 2 vjet ato me gënjeshtrën qesharake se nuk i bindte dot deputetët e tij.

Dhe ja ku e nxori përsëri kokën. Akoma pa u tharë boja e vendimit për mbylljen e lojërave të fatit, ai i rihap ato, duke u tallur me dramën e atyre mijëra familjeve të cilat i mashtroi me premtimin e thyer se do ti jepte fund një plage të madhe sociale.
Tani të gjithë e kanë të qartë se ortakëria e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista është shumë më e fortë se cdo premtim që ju ka bërë qytetarëve.

Kjo prerje në besë e atyre mijëra familjeve para të cilave u zotua, ky vendim kriminal duhet të hetohet menjëherë nga SPAK-u si rasti tipik i kapjes së shtetit.

Faktet sic i dëgjuat dhe i patë vetë me zë dhe me figurë, flasin vetë.

Share This Article