Klubeve që garojnë në garat më të mëdha të Amerikës së Jugut për klube, Copa Libertadores dhe Copa Sudamericana, i është thënë që të udhëzojnë lojtarët të mos pështyjnë gjatë ndeshjeve e po ashtu të mos e puthin topin.
Këto janë masa të reja të marra nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan agjencia Reuters.
Dy garat janë pezulluar nga marsi për shkak të shpërthimit të koronavirusit dhe ende nuk është caktuar një datë e re.
CONMEBOL në një komunikatë ka njoftuar se lojtarët po ashtu nuk guxojnë të ndërrojnë fanellat pas ndeshjes, dhe secili duhet të ketë një shishe të veten të ujit. Pos kësaj, ata duhet të mbajnë maska mbrojtëse kur japin intervista pas ndeshjeve dhe gjithashtu duhet të kenë maskat edhe sa të jenë në bankën rezervë.