Lojtari i Barcelonës: Xavi ka vënë rend dhe rregulla, ishte e çuditshme që nuk ekzistonte kjo

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Óscar Mingueza ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e ri, Xavi Hernandez.

Ani pse Ronald Koeman ishte ai që ia dha mundësinë dhe bëri që 22-vjeçari të luajë shumë në ekipin e parë të Barcelonës, Mingueza është i lumtur që vendin e tij e ka zënë legjenda, Xavi.

Sipas tij, ekipi më lehtë po punon nën urdhëratë e ish futbollistit që e njeh shumë mirë ambientin.

“Me Koemanin stërvitjet ishin të vështira, por idea që tani kemi është shumë më e qartë”, tha Mingueza për TV3.

“Kishim nevojë për ndryshime sepse ambienti nuk ishte ai që donim. Xavi i ka idetë e qarta, të gjithë e besojnë në atë që thotë dhe kjo është më e rëndësishmja”.

“Xavi ka vënë rend dhe rregulla, ishte e çuditshme që nuk ekzistonte kjo, edhe pse kishte ndikuar shumë COVID”.

Xavi do të debutojë në stolin e Barcelonës të shtunën, në Camp Nou kundër Espanyol. 

Share This Article