Lojtari i United përfshihet në aksident me makinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes është përfshirë në një aksident me makinë gjatë ditës së hëne.

Askush i përfshirë në këtë aksident, nuk ka pësuar lëndime serioze, ka njoftuar agjencia britanike e lajmeve PA.

United priste që 27-vjeçari Fernandes të stërvitej më vonë përpara ndeshjes së skuadrës në Liverpool në Premier League të martën.

Por, duket se ai mund të mos jetë i disponueshëm për stërvitje për shkak të aksidentit me makinë.

Kujtojmë se Manchester United ka fituar ndeshjen e fundit përballë Norwich-it, ku Cristiano Ronaldo shënoi hattrick.

Share This Article