Londër/ 474 të arrestuar në protestën pro-Palestinë, Amnesty ngre shqetësim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë një proteste në Londër në mbështetje të grupit të ndaluar “Palestine Action”, janë arrestuar 474 persona.

Shumica akuzohen për shkelje të Aktit të Terrorizmit, ndërsa disa për sulm ndaj policisë dhe shkelje të rendit publik.

Ministrja e Brendshme britanike tha se ndalimi i grupit ishte i nevojshëm për sigurinë kombëtare, por Amnesty International e cilësoi ndërhyrjen si të tepruar dhe shqetësuese për lirinë e protestës.

Ngjarja ka rihapur debatin mbi kufijtë mes sigurisë dhe të drejtës për të protestuar në Britani.

Share This Article