Duke u përballur me të ftohtin dhe shikimet, londinezët hoqën pantallonat dhe shëtitën me të brendshme për një ditë.
Pas një mungese trevjeçare për shkak të koronavirusit, eventi vjetor “No Trousers Tube Ride” u rikthye dje në Londër.
Duke sfiduar të ftohtin dhe shikimet, londinezët hoqën pantallonat dhe morën transportin publik me të brendshme.
Gratë dhe burrat e të gjitha moshave dhe llojeve të trupit hynë në metro të veshur nga mesi e lart, ndërsa nga mesi e poshtë vetëm të brendshme, çorape dhe këpucë.
Linja Elizabeth, e cila u hap vitin e kaluar, mirëpriti pasagjerët e saj të parë pa pantallona, me qindra njerëz që udhëtonin me të brendshme nga beli e poshtë.
Kjo ngjarje është pjesë e lëvizjes globale “No Pants Subway Ride” që filloi në Nju Jork në 2002 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete në mbarë botën.