PD dhe LDK në Mbretërinë e Bashkuar janë zotuar për bashëpunime të thella në të mirë të komunitetit shqiptar.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Britani, Alban Nuredini.
Njoftimi i plotë:
Sot me z. Naim Hasani, kryetar i PD-së, në Mbretërinë e Bashkuar, biseduam rreth politikave të përbashkëta të cilat janë në të mirë të komunitetit shqiptar.
Kryetari, Hasani u shpreh i gatshëm të bashkëpunoj, në mënyrë që aleancat tona të lidhen edhe me politikat britanike.
Një përvojë të cilën tashmë ai e ka prej viteve me partinë konservative. Si kryetar i degës së LDK-së në MB, e njoftova zotin Hasani me zhvillimet në LIdhjen Demokratike të Kosovës, po ashtu i urova suksese në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, me kyeministër z. Lulzim Basha