Londër/ Policia vë në pranga një person, dyshohet se ka sulmuar me thikë dy pacientë në një spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e armatosur ka vënë në pranga një person që dyshohet se ka sulmuar me thikë dy pacientë në një spital të Londrës. Oficerët e policisë u futën në Spitalin Central Middlesex këtë pasdite, pas raportimeve për sulm me thikë dhe pretendimeve në mediat sociale se pacientët ishin fshehur në dhoma të sigurta. 

Shërbimet e urgjencës nxituan në Acton Lane, në Londrën Perëndimore rreth orës 14:00. Një person shkroi në mediat sociale: “Unë jam në spitalin Qendror të Middlesex në njësinë e dializës, dhe jemi strehuar në dhoma të sigurta”. 

“Policë të armatosur ndodhen në vendngjarje, duke e cilësuar si një “incident të madh”, raporton “Daily Mail”.

"Dy persona janë goditur me thikë"/ Policia

Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se deri më tani ka ‘trajtuar dy persona në vendngjarje’. Pamjet treguan një oficer të armatosur që vraponte drejt hyrjes së spitalit, ndërsa turma njerëzish, të rrethuar nga makina policie qëndronin jashtë. 

Kujdesi Shëndetësor i Universitetit North West të Londrës shkroi në Twitter: “Ka një incident në vazhdim në Spitalin Qendror Middlesex. Ju lutemi ndiqni çdo udhëzim që ju është dhënë nga policia”. 

Spitali ndodhet në qendër të pronës së biznesit Park Royal dhe është në kufirin midis Brent dhe Ealing.

Share This Article