Londër, vaksina kundër Covid-19 mund të testohet gjatë ditëve të ardhshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC.

Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin e vullnetarëve.

Ajo shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve të ardhshme.

“Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare”, i tha ajo BBC-së.

Gilbert shtoi se studiuesve iu duhet mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.

Britania e Madhe ka 115,314 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 15,498 të vdekur./REL/

Share This Article