Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe i kërkuan sot Iranit të heqë dorë nga prodhimi i uraniumit, që do të shënonte një shkelje tjetër të angazhimeve për marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015.
“Ne, qeveritë e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së madhe, jemi shumë të shqetësuara nga njoftimi i Iranit, se po përgatitet për prodhimin e uranumit”, theksojnë tre vendet në një komunikatë.
Irani theksoi të mërkurën për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) se do të avanconte në prodhimin e uraniumit për të shërbyer si karburant për një reaktor.
Subjekti është i ndjeshëm sepse uraniumi mund të përdoret si një përbërës për armët bërthamore dhe marrëveshja e vitit 2015 përfshin një ndalim 15-vjeçar për prodhimin ose blerjen e metaleve plutonium ose uranium ose të ngjashmëve të tyre“.
Ai parashikon që Irani mund të lejohet të fillojë kërkime në prodhimin e karburantit të uraniumit “në sasi të vogla të miratuara” pas dhjetë vjetësh, por vetëm me lejen e nënshkruesve të tjerë të marrëveshjes.
“Irani nuk ka përdorim të besueshëm civil të metaleve të uraniumit”, shtojnë tre vendet nënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015.
“Prodhimi i metaleve të uraniumit mund të ketë pasoja serioze ushtarake”, theksojnë ata me keqardhje.