Londra dërgon pajisje mjekësore në Indi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike njoftoi sot në një komunikatë dërgimin e më shumë se 600 pajisjeve mjeksore të urgjencës, si respiratorë, drejt Indisë, ku kontaminimet dhe numri i viktimave si pasojë e epidemisë së koronavirusit ka arritur majat.

“Pajisje mjekësore jetësore, përfshirë qindra përqendrues oksigjeni dhe aparate për frymëmarrje, janë nisur tashmë nga Britania e Madhe drejt Indisë”, theksoi kryeministri britanik, Boris Johnson, për të mbështetur përpjekjet për të parandaluar humbjet tragjike të jetëve njerëzore për shkak të këtij virusi të tmerrshëm.

India regjistroi sot një rekord të ri botëror me 350 000 persona të kontaminuar me koronavirusin e ri në një ditë të vetme, duke dështuar në frenimin e një shpërthimi të epidemisë kundër së cilës një miliardë doza të vaksinave janë administruar në planet.

Share This Article