Londra dhe Seuli nënshkruajnë një marrëveshje për tregtinë e lirë pas Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe dhe Koreja e Veriut nënshkruan sot një marrëveshje për tregtinë e lirë që iu mundëson atyre të vazhdojnë tregtinë edhe pas Brexit-it, parashikuar më 31 tetor.

Ministrja koreano-jugore e Tregtisë, Yoo Myung-hee u takua sot në Londër me homologun britanik, Liz Truss, për të nënshkruar këtë marrëveshje që parashikon të mbrojë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Këto të fundit kanë progresuar me rreth 12% çdo vit që prej nënshkrimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë mes Bashkimit Europian dhe Koresë së Jugut në 2011.

“Ato përbëjnë rreth 14 miliardë stërlina (16 miliardë euro)”, theksoi Ministria britanike e Tregtisë në një komunikatë.

Industria e automobilave, teknologjia, energjitë e rinovueshme dhe prodhimi i qeramikave janë disa prej sektorëve britanikë që eksportojnë në Korenë e Jugut.

Share This Article