Londra dhe Uashingtoni mision të përbashkët në Hormuz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, kanë vendosur të mblidhen për një takim në Bahrein për të diskutuar mundësinë e krijimit të një misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e transporteve në Ngushticën e Hormuzit.

Takimi me dyer të mbyllura u konfirmua nga Ministria britanike e Mbrojtjes dhe një zëdhënës i Flotës së 5-të të Marinës amerikane.

Ministria nuk pranoi të jepte detaje rreth rendit të ditës, por deklaroi se do të marrin pjesë edhe disa partnerë ndërkombëtarë.

Britania e Madhe dhe SHBA po kërkojnë të krijojnë një mision për të parandaluar Iranin nga pengimi i mëtejshëm i rrugëve tranzit të naftës, pas bllokimit së fundmi të naftëmbajtëses ”Stena Impero” me flamur britanik dhe ”MT Riah” me flamur panamez në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike transporti midis Iranit dhe Omanit.

Disa shtete anëtare të BE kanë shprehur interes për propozimin për të siguruar udhëtimin e sigurt të ngarkesave.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, disa nga vendet që kanë shprehur interes për këtë nismë  janë Danimarka, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia./ATSH/

Share This Article