Londra e mohon se Rusia ka kryer të shtëna paralajmëruese në Detin e Zi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raportet nga Rusia njoftuan se një anije patrulluese dhe një avion luftarak kanë kryer të shtëna paralajmëruese ndaj një luftanije britanike në Detin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se anija britanike HMS ka hyrë në ujërat territoriale ruse pranë Krimesë.

Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, por veprimi nuk është njohur ndërkombëtarisht.

Britania e Madhe ka mohuar raportet se Rusia ka kryer të shtëna paralajmëruese në drejtim të luftanijes së saj.

Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se “nuk ka pasur të shtëna paralajmëruese ndaj HMS Defender”.

Sipas kësaj ministrie, anija po lundronte në ujërat e Ukrainës, dhe se rusët po kryenin stërvitje të armatosura në Detin e Zi dhe se kanë bërë paralajmërim paraprak për aktivitetin e tyre.

Rusia pretendon se, pas të shtënave, anija britanike e ka ndryshuar drejtimin.

Sipas raporteve nga Rusia, anija e patrullimit qëlloi dy herë ndërsa avioni Su24-M ka shkrepur katër bomba.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se për shkak të incidentit atasheu i mbrojtjes i ambasadës britanike është thirrur në ministrinë ruse të mbrojtjes.

Anija britanike HMS Defender po kryen misione në Detin e Zi, sipas faqes në internet të Marinës Mbretërore.

Share This Article