Londra e Parisi alarmohen nga imigrantët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rritja e numrit të imigrantëve të paligjshëm që duan të kalojnë La Manshin alarmoi qeveritë në Londër dhe Paris. Ato u takuan për të koordinuar përpjekjet për të frenuar këtë fenomen. Ministri britanik i Imigracionit Chris Philp tha se fenomeni i kalimit të kanalit është i papranueshëm.

Britania dhe Franca filluan punën për hartimin e një plani për të frenuar kalimin e paligjshëm të imigrantëve nëpër kanalin e La Manshit. Ministri britanik i Imigracionit Chris Philp, tha të martën se të dy qeveritë mendojnë se numri i lartë i imigrantëve të paligjshëm që duan të kalojnë kufirin, është i papranueshëm.

“Ne e kemi ritheksuar vullnetin tonë të palëkundur, si dhe vendosmërinë për të penguar kalimin e kanalit që ndan të dy vendet. Kalimi i paligjshëm mundësohet nga grupe të pamëshirshme kriminale që vendosin në rrezik jetët e imigrantëve,” tha Philp pas takimit me homologun francez.

Me qindra vetë, përfshirë edhe fëmijë janë kapur në përpjekje për të kaluar kanalin që ndan veriun e Francës me Britaninë. Shumica e imigrantëve që duan të arrijnë në brigjet britanike vijnë nga Afganistani, Iraku, Irani, Siria dhe nga vende të Afrikës dhe përpiqen që t’i ikin varfërisë, persekutimit dhe luftës.

Pavarësisht veprimit të rrezikshëm dhe mobilizimit të mjeteve mbikëqyrëse nga qeveritë e të dy vendeve, përpjekjet janë shtuar muajt e fundit.

Nga 1 janari, autoritetet vendore franceze kanë numëruar 342 përpjekje ose kalime të paligjshme të mbi katërmijë imigrantëve. Ndërkohë gjatë vitit të kaluar ka pasur 203 përpjekje me rreth 2300 imigrantë.

Fenomeni ka ngjallur zemërimin e qeverisë britanike që kërkoi dhe një takim urgjent me autoritetet në Paris.

Share This Article