Londra do të kërkojë ngritjen e një misioni mbrojtës evropian në zonën e Gjirit, pas kapjes së një naftëmbajtëseje britanike nga Irani, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, duke përsëritur se vendi i tij nuk po kërkon përballje me Teheranin.
“Ne do të kërkojmë të krijojmë një mision detar mbrojtës evropian për të mbështetur një kalimi të sigurt si për ekuipazhet edhe ngarkesat në këtë rajon jetësor”, tha Jeremy Hunt para medias britanike.
“Ky mision nuk bën pjesë në politikën e presionit të SHBA-së mbi Iranin”, theksoi ai.
“Ne nuk po përpiqemi të kemi një përballje me Iranin”, shtoi Hunt./ATSH/