Londra mbron marrëveshjen e Brexit të kritikuar nga Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Personeli i kryeministrit britanik, Boris Johnson, mbrojti marrëveshjen e përfunduar të Brexit, pas kritikave të presidentit amerikan, Donald Trump, sipas të cilit një Brexit i tillë pengon SHBA-në që të përfundojë një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe.

Zëdhënësi i Downing Street deklaroi se marrëveshja e largimit nga BE, negociuar nga Boris Johnson, do t’i mundësojë Britanisë së Madhe të arrijë marrëveshje tregtare kudo në botë, nga të cilat do të përfitojnë të gjithë bashkë me të.

Në një intervistë telefonike, Trump njoftoi se do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore të parakohshme në Britaninë e Madhe, më 12 dhjetor. Ai bëri thirrje për një aleancë midis Johnson dhe kreut të parties së Brexit, që kryesoi zgjedhjet europiane në maj me mbi 31% të votave./ATSH/

Share This Article