Londra ndalon përdorimin e TikTok për ministrat dhe nëpunësit civilë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Belgjika dhe Komisioni Evropian e kanë ndaluar gjithashtu aplikacionin mes punonjësve.

Qeveria britanike ka ndaluar përdorimin e rrjetit social TikTok nga ministrat dhe nëpunësit civilë. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Belgjika dhe Komisioni Evropian e kanë ndaluar gjithashtu aplikacionin mes punonjësve, shkruajnë mediat e huaja. 

TikTok është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020. Thirrjet për të ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare u shtuan pasi drejtori i FBI-së tha në nëntor se ai paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Sipas tij, qeveria kineze mund të shfrytëzojë aplikacionin për të ndikuar tek përdoruesit ose për të kontrolluar pajisjet e tyre.

Share This Article