Londra nuk do të marrë pjesë në shumicën e mbledhjeve të BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesit britanikë nuk do të marrin pjesë në shumicën e mbledhjeve të Bashkimit Europian duke filluar nga 1 shtatori, me përjashtim të atyre që prekin interesin kombëtare, si siguria, njoftoi sot Ministria britanike e ngarkuar me Brexit, që parashikohet të aplikohet më 1 tetor.

“Qeveria vlerëson se koha e fituar në këtë mënyrë do të jetë më mirë e përdorur duke ia kushtuar Brexit. Megjithatë, kryeministri Boris Johnson do të vazhdojë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Europian”, theksoi Ministria në një Komunikatë.

Londra garantoi se “ky vendim nuk synon në asnjë rast që të dëmtojë funksionimin e BE-së, duke theksuar se votimi britanik do të delegohet në mënyrë që të mos bllokohen çështjet që po merren 27 anëtarët e tjerë”./ATSH/ 

Share This Article