Londra po përgatitet për zgjatjen e kufizimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike po përgatitet të njoftojë një zgjatje të kufizimit të dekretuar më 23 mars për të luftuar kundër përhapjes së koronavirusit që ka shkaktuar rreth 13 000 të vdekur në Britaninë e Madhe.

“Unë nuk do të paragjykoj vendimin zyrtar që do të merret, por ne kemi qenë të qartë se është shumë herët për një ndryshim”, theksoi ministri i Shëndetësisë Matt Hancock për BBC.

“Edhe pse kurba e numrit të rasteve dhe numri i vdekjeve ka ndryshuar, ajo akoma nuk ka filluar të ulet. Dhe unë mendoj se kurba është akoma shumë e lartë”, shtoi ai.

Britania e Madhe është një nga vendet më të prekura në Europë nga pandemia me rreth 12 868 të vdekur vetëm në spitale pasi viktimat në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit nuk janë llogaritur në raportet e përditshme të autoriteteve.

Share This Article