Londra refuzon afatin artificial për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Londra refuzoi sot afatin e fundit të shtatorit, paraqitur nga kryeministri finlandez, Antti Rinne, për të paraqitur një propozim marrëveshjeje me shkrim, me qëllim shmangien e një largimi pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

“Ne do të paraqesim zgjidhje zyrtare me shkrim kur të jemi gati e jo në funksion të një afati artificial dhe atëherë kur të jetë e qartë se BE do t’i shqyrtojë me një frymë konstruktive, me qëllim zëvendësimin e backstop-it”, theksoi para gazetarëve një zëdhënës i qeverisë britanike.

Zëdhënësi i Komisionit në Bruksel konfirmoi se ekzekutivi i BE-së e kishte marrë dokumentacionin nga Britania e Madhe dhe se bisedimet teknike do të zhvillohen sot dhe nesër./ATSH/

Share This Article