ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 6 minutes ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 6 minutes ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 20 minutes ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 6 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 6 hours ago
Next
Prev
Home UK

Londra shpreh zemërim pasi Izraeli ua refuzon vizitën në Bregun Perëndimor dy deputeteve britanike

albnews by albnews
7 April, 2025
in UK
0
Londra shpreh zemërim pasi Izraeli ua refuzon vizitën në Bregun Perëndimor dy deputeteve britanike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Britania ka shprehur zemërim pasi autoritetet izraelite ndaluan dy ligjvënëse britanike që të hynin në Izrael, në mënyrë që më pas të vizitonin Bregun e pushtuar Perëndimor. Izraeli i ka akuzuar ligjvënëset britanike se mbështesin bojkotimin kundër tyre.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se është “e papranueshme, kundërproduktive dhe shumë shqetësuese” që dy anëtarëve të Parlamentit britanik iu ndalua dhe refuzua hyrja në Izrael.

RelatedPosts

Takimi i Nigel Farage me një burrë duhet të tmerrojë rendin evropian dhe unipartinë e Mbretërisë së Bashkuar

Farsa më e madhe e emigrantëve deri më tani, pasi të ardhurit e paligjshëm ofruan të gjitha këto nëse pranonin të largoheshin.

Titujt e Gazetave në Uk

“Ua kam bërë shumë të qartë homologëve të mi në Qeverinë izraelite se nuk është kjo mënyra si duhet trajtuar deputetët britanikë”, tha ai.

Abtisam Mohamed dhe Yuan Yang thanë se ishin të “tronditur nga ky veprim i paprecedent i ndërmarrë nga autoritetet izraelite për të refuzuar hyrjen tonë për vizitë në Bregun e pushtuar Perëndimor”.

“Është thelbësore që deputetët të jenë në gjendje të shohin me sytë e tyre situatën në territorin e pushtuar palestinez”, thanë ata, duke shtuar se kishin planifikuar të vizitonin projektet e ndihmës humanitare dhe komunitetet lokale.

Ndihma Mjekësore për Palestinezët, një organizatë bamirëse që ndihmoi në organizimin e vizitës, tha se dy deputetet u morën në pyetje kur arritën në aeroportin ndërkombëtar, Ben Gurion të Izraelit, dhe më pas atyre iu ndalua hyrja dhe u dëbuan nga shteti.

Ndërkaq, autoritetet izraelite përmes një deklarate akuzuan dy ligjvënësit se kishin bërë thirrje për bojkotimin e Izraelit dhe thanë se ata nuk po e zhvillonin vizitën si pjesë e një delegacioni zyrtar.

Sipas ligjeve në Izrael, ndalohet hyrja e joshtetasve që mbështesin lëvizjen ndërkombëtare për bojkot, që udhëhiqet nga palestinezët, e njohur si Bojkot, Tërheqje të Investimeve dhe Sansione.

Mbështetësit thonë se kjo lëvizje ka aktivitet jo të dhunshëm dhe bazohet në fushata të ngjashme kundër aparteidit në Afrikën e Jugut. Izraeli e sheh këtë lëvizje si sulm ndaj legjitimitetit të tij dhe akuzon organizatorët e lëvizjes për antisemitizëm, që ata i mohojnë.

Në shkurt, Izraeli ua refuzoi hyrjen dy ligjvënësve të Bashkimit Evropian, duke i akuzuar se promovonin bojkotin e Izraelit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result