Lopa në Angli bëhet virale, gjoja fle gjumë në kohën e mjeljes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lopë në Angli u bë sensacion në internet pasi u bë kinse ishte në gjumë në kohën e mjeljes.

Doris e cila është pjesë e një tufe prej 200 lopësh, ka grumbulluar 1.5 milionë shikime në mediet sociale, transmeton Telegrafi.

Videoja në TikTok tregon fermerin John Brodie duke u përpjekur ta nxjerrë lopën jashtë në një mëngjes të ftohtë marsi, por lopa refuzon të ngrihet në këmbë, në vend të kësaj mbështet kokën në tokë.

Brodie thotë se pamjet, të cilat ai i filmoi në Reads Farm pranë Neëport, treguan se si gjedhi ishte ‘më shumë si një person se lopë’.

Në video, John dëgjohet duke thënë: ‘Të gjithë janë duke u bërë gati për mjelje, përveç Doris-it’.

‘Doris, zgjohu, po shoh se po lëviz veshët e tu’, i thotë pronari.

@laurabrodie3 Her face at the end, love Doris #cow#cows#cowsoftiktok#farming#foryou#fyp#britishfarming#cutenessoverloaded#farmlife♬ original sound – Laura & John Brodie

Share This Article