​Lordi britanik Paddy Ashdown shpallet qytetar nderi i Prishtinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komuna e Prishtinës i ka ndarë titullin “Qytetar Nderi i Prishtinës”, Lordit britanik Paddy Ashdown, për kontributin e tij në luftën për drejtësi dhe pavarësinë e Kosovës.

Ceremonia është organizuar në 24 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

“Paddy Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë. Ai kundërshtoi veprat mizore dhe përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996. Duke dëshmuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe mbështetur intervencionet e NATO-s, ai u bë zëri i drejtësisë për Kosovën.

E meqë Lordi Ashdown nuk jeton më, na nderon me praninë e saj në sallë, e ardhur enkas në Prishtinë për ta marrë titullin në emër të tij, e bija e Lordit Ashdown, zonja Katherine Theurel. Le të përkujtojmë gjithmonë dëshmorët dhe heronjtë e atdheut tonë”, thuhet në një njoftim të komunës.

Share This Article