Loriana, dëshmia që Kosova vazhdon të zhvillojë xhudistë të shkëlqyeshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej xhudistëve kosovarë pjesëmarrës në kampionatin botëror që pas pak ditësh fillon në Tokio, Loriana Kuka është më së ulëti e ranguar në kategorinë përkatëse.

Botërori i xhudos nis të dielën në kryeqendrën e Japonisë, ndërsa Loriana Kuka garon të premten tjetër në kategorinë deri 78 kilogramë. Në këtë kategori nuk është në mesin e tetë bartëseve. Në bazë të ranglistës botërore i bie të jetë vetëm bartësja e 11-të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për dallim nga Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Akil Gjakova, Loriana nuk llogaritet në mesin e pretendenteve të mëdha për medalje, në ngjarjen kryesore të vitit në xhudo. Por përfundimisht nuk është pa gjasa. Dhe ngritja e saj e madhe në vitet e fundit jep shpresë për sukses.

Afro tre vjet më parë Loriana ka lënë Zvicrën si xhudiste mesatare, por me potencial, dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Driton Kuka, që është axha i saj. Nën urdhrat e mjeshtrit kosovar, ka pasur zhvillim të hovshëm. Madje rasti i saj i ka shërbyer sajtit të Federatës Evropiane të Xhudos për të shkruar për zhvillimin e jashtëzakonshëm të xhudistëve në Kosovë.

Share This Article