Armenët sulmuan azerbajxhanasit të cilët organizuan kundër protestë me afishe me mbishkrime “Karabaku është i Azerbajxhanit”, “Drejtësi për Hocalı”, “Jepni fund sulmeve të Armenisë”
Një grup protestuesish azerbajxhanas në qytetin Los Angeles të SHBA-ve që po protestonin kundër sulmeve të Armenisë ndaj Azerbajxhanit, janë sulmuar nga armenët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga Kryekonsullata e Azerbajxhanit në Los Angeles, më 21 korrik para ndërtesës së kryekonsullatës është organizuar protestë nga armenët. Ata kanë brohoritur slogane fyese dhe provokouese ndaj Azerbajxhanit.
Pas kësaj azerbajxhanasit të mbledhur para kryekonsullatës u përpoqën që t’i parandalojnë armenët.
Armenët sulmuan azerbajxhanasit të cilët organizuan kundër protestë me afishe me mbishkrime “Karabaku është i Azerbajxhanit”, “Drejtësi për Hocalı”, “Jepni fund sulmeve të Armenisë”. Policia që ishte në vendin e ngjarjes nuk arriti të parandalojë sulmet dhe u plagosën 7 azerbajxhanas në mesin e të cilëve edhe një grua. Në incident u plagos edhe një polic.
Menjëherë pas incidentit kryekonsulli Nesimi Agayev, duke e kontaktuar shefin e policisë së Los Angeles-it, Michel Moor u ankua për mosparandalimin e sulmit të armenëve. Ndërsa Moor duke kërkuar falje për incidentin theksoi se do të hetojnë në mënyrë serioze çështjen.
Kryekonsullata gjithashtu përcolli çështjen tek drejtuesit e qytetit Los Angeles, duke kërkuar që sulmuesit të identifikohen menjëherë dhe të hidhen hapa për dorëzimin e tyre para drejtësisë.