Lotaria amerikane, Ambasada e SHBA-së jep detaje për procesin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar dhe tashmë presin rezultatet e lotarisë amerikane, mund t’i gjejnë përgjigjet online.

Përmes një postimi në rrjetin social, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë linkun ku mund të gjeni rezultatet e aplikimit tuaj. Në lidhje me ata që kanë rezultuar fitues, ambasada njofton se duhet të hyjnë në një tjetër faqe, ku do të jepen udhëzime për të vijuar më tutje procesin.

Njoftimi i plotë:

Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.

Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.

Share This Article