Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low ka parashikuar takim të vështirë përballjen me Hungarinë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në “Euro 2020”.
Trajneri gjerman ka kërkuar nga lojtarët e tij që të kenë kujdes nga kundërsulmet në përballjen me hungarezët.
“Me fitoren e arritur në ndeshjen e fundit kemi marr vetëbesim të madh. Ndeshja ndaj Hungarisë është ndryshe dhe duhet të kemi kujdes. Në këtë takim duhet të jemi vigjilent nga kundërsulmet pasi mundë të pësojmë lehtë”, deklaroi Low.
Gjermania me fitore eventuale ndaj Hungarisë do të kalonte në fazën tjetër të “Euro 2020”.