LSDM: Me Bullgarinë nuk do të bisedohet për gjuhën dhe identitetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “nervoza te histeriku Mickoski kulminoi për shkak se protestat janë dështim ku askush nuk merr pjesë”.

“Gjuhë të urrejtjes, ndarje, nivel të ulët të komunikimit me të pavërteta, gënjeshtra, fendime, janë të vetmet tema të Mickoskit”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, ashtu siç kanë gënjyer me Marrëveshjen e Prespës se do të humbet identiteti maqedonas, ashtu edhe gjatë kësaj jave gënjejnë se do të shkatërrohet shteti dhe se do të ndryshohet historia.

“Edhe një përpjekje e dështuar e OBRM-PDUKM-së dhe histerikut Mickoski që përmes ofendimeve të mbjellin ndarjes mes qytetarëve. Qytetarët e dinë, për gjuhë dhe identitet nuk bisedohet”, thonë nga LSDM.

Share This Article