LSI kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak ditë pasi kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër, LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Në kërkesën drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat në Berat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate.

Por sipas LSI diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Sipas pamjeve filmike dhe provave të mbledhura nga komisionerët e saj, LSI pretendon se janë të paktën 80 vota të vlefshme që i janë marrë këtij subjekti politik.

“Rezulton se ka parregullësi të shumta të kualifikimit të votës. Vota nuk është adresuar aty ku ka qenë vullneti i qytetarëve por është adresuar në një subjekt tjetër politik. Presim që KAS të shprehet mbi dy objektet e kërkesave ankimore që kemi depozituar për qarkun e Beratit.I pari është për pavlefshmëri në shumë qendra votimi dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark. Objekti i dytë ka të bëjë me kundërshtimin e vendimit 339 të  datës 4 maj të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe rinumërim dhe rivlerësim të votave për ato KZAZ dhe QV të cilat i kemi specifikuar në kërkesën tonë ankimore. Mandati i LSI në Berat është ndarë për 77 vota. Ne nga kqyrja e pamjeve filmike kemi arritur të gjejmë më shuëm se i duhen LSI për tu konfirmuar mandati i saj. Në orët në vijim do të sjellim ankime dhe për qarqet e tjera. Kemi gjetur parregullësi në shumë qarqe. Flagrante janë Durrësi, Elbasani dhe qarqe të tjera që po i vlerësojmë”tha Altin Kaziaj, përfaqësuesi ligjor i LSI.

Sot është edhe afati i fundit i ankimimeve për subjektet politike në KAS.

Dokumenta bashkëngjitur:

https://www.cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/6097bfc1546b7.pdfhttps://www.cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/6097bfc5047ce.pdf

Share This Article