ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 15 hours ago
“The King” 17 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 17 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 17 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

LSI me nismë për regjistrimin e të dënuarve për krime seksuale, Xhixho: “Grabitqarët” nuk do të bredhin më të lirë rrugëve

albnews by albnews
8 November, 2021
in Albania
0
LSI me nismë për regjistrimin e të dënuarve për krime seksuale, Xhixho: “Grabitqarët” nuk do të bredhin më të lirë rrugëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë një nismë për regjistrimin e të dënuarve për krime seksuale, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të bëra publike ku viktima janë fëmijë të mitur.

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediet u shpreh se ky regjistër do të shërbente për monitorimin e ‘grabitqarëve seksualë’.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Xhixho ka ftuar Kuvendin që të bëhet i gjithi pjesë e kësaj nisme.

” Jam sot këtu në këtë konferencë shtypi, t’ju informoj edhe zyrtarisht për nismën time ligjore, për të bërë objekt të shqyrtimit dhe të miratimit në Kuvend ligjin për ‘Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Duke e ftuar Kuvendin që të bëhet i gjithi pjesë e kësaj nisme, në fakt unë synoj të përfshij gjithashtu edhe rrjetin e OJQ-ve, të gjithë shoqërinë tonë që të ndërgjegjësohet për domosdoshmërine e këtij ligji.”

Sipas saj, krimet seksuale nuk kanë qenë kurrë kaq goditëse, e, kaq të hapura ,kaq të larta në numër.

” Vetëm gjatë periudhës prej 1 Janarit 2019 deri më 1 Qershor 2020, 66 fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt apo janë dhunuar seksualisht nga familjarë të tyre, 3 prej tyre (vajza) janë vetëvrarë.”

Xhixho më tej sqaron se Regjistri Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale do të jetë një instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.

” Ndaj kam dorëzuar në Kuvend projekt-ligjin për Regjistrin e Krimeve Seksuale, miratimi i tij zgjidh një herë e mirë regjistrimin e çdo grabitqari seksual dhe mbrojtjen e fëmijëve e grave nga dhuna seksuale! Kjo nisëm bëhet edhe në kuadër të muajit të Fiongos Blu, ditëve ndërkombëtare kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të drejtat e tyre.

Regjistri Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale do të jetë një instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.”

Qëllimi i projekt-ligjit

Projekt-ligji ka për qëllim inkurajimin dhe përgatitjen e organeve kompetente shtetërore për të mbrojtur fëmijët, të rinjtë, gratë dhe çdo individ nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, vepra penale që prekin jo vetëm dinjitetin e individit, por edhe shkaktojnë pasoja të rënda në funksionimin normal të qenies njerëzore, duke siguruar që regjistri të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendndodhjen e të dënuarve për krime seksuale dhe monitorimin e aktivitetit të tyre.

Regjistri i mundëson Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese që të identifikojnë dhe monitorojnë grabitqarët seksualë, pedofilët dhe personat që kanë tendencë për të kryer krime seksuale, duke disponuar informacion të detajuar lidhur me të dhënat personale, vendbanimin, rrethin shoqëror, komunikimet, veprimtarinë dhe punën e tyre etj.

Regjistri, gjithashtu garanton ndalimin e personave të dënuar për krime seksuale për t’u punësuar/angazhuar si pjesë e personelit të institucioneve, agjencive, organizatave dhe çdo subjekti shtetëror dhe jo shtetëror që punon për fëmijët apo persona të tjerë të rrezikuar ose të pambrojtur në Republikën e Shqipërisë.

Xhixho gjatë deklaratës së saj shprehu urgjencën për  ndëshkimin e krimeve seksuale dhe ndëshkimin e grabitqarëve seksualë të fëmijëve apo grave.

” Asnjë vajzë e djalë nuk duhet të ketë më frikë!

Grabitqarët seksual të fëmijëve tashmë nuk do të bredhin më të lirë rrugëve të qyteteve dhe fshatrave tona!

Lagjet dhe komunitetet tona do të jenë më të sigurta .

Krimet seksuale kanë nevojë urgjente të ndëshkohen dhe grabitqarët seksuale të fëmijëve apo grave të vendosen në monitorim nga organet e ligjit.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për të forcuar zbatimin e ligjit, forcimin e të gjitha institucioneve duke filluar nga ato arsimore, të policisë dhe deri tek hetimi me profesionalizëm i denoncimeve të krimit, te gjykimi i drejtë, i paanshëm dhe ndëshkimi me gjithë forcën e ligjit për këdo abuzues seksual.

Ndaj, ftoj çdo deputet, parti politike që ta miratojë këtë projektligj si një domosdoshmëri akute për shoqërinë tonë.

Në ditët në vazhdim do të organizoj takime, tryeza diskutimi me të gjitha grupet e interesit për të dëgjuar nga afër mendimet e tyre për këtë nisëm .

Gjithashtu, do të uroja në bashkëpunimin e të gjitha mediave për ta kthyer këtë çështje në temën e ditës në studiot e tyre e për të qenë të gjithë bashkë për të mbrojtur fëmijët, gratë, vajzat e vendit tonë nga ngacmimet seksuale dhe çdo lloj forme të dhunës ndaj tyre.

Ky ndryshim nuk bëhet vetëm nga një person apo nga disa por bëhet nga të gjithë për t’i thënë NDAL këtij fenomeni të tmerrshëm që po prek shoqërinë tonë.

Sot duhet të veprojmë pasi nuk ka kohë më për fjalë.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result